Artistja e njohur kosovare Melinda Ademi, së fundmi ka mbajtur një koncert në Vienë të Austrisë.
Gjatë performimit i ndodhi një incident, një fans i saj krejt papritur e tërhoqi këngëtaren nga këmba, transmeton GazetaBlic.
Pas kësaj situate ka reaguar menaxheri i këngëtares i cili ka ushtruar dhunë ndaj personit që e tërhoqi artisten dhe më pas i kërkoi falje.
Së fundmi Ademi ka vendosur të thotë disa fjalë rreth incidentit që i ndodhi përmes një postimi në InstaStory, ku u shpreh se ka pasur një frikë shumë të madhe në ato momente.
Postimi i plotë:

Kujtojmë se këngëtarja ka vazhduar këndimin e saj edhe pas incidentit./GazetaBlic/


