Sporti

“Godet” Liria, afër marrëveshjes me dy futbollistët e njohur kosovar

01/16/2022 10:49
nga:L J

Skuadra e Lirisë po vazhdon të përgatitet para fillimit të sezonit pranveror në Ligën e Parë.

Gjatë përgatitjeve, skuadra e Lirisë po monitoron edhe situatën në merkato, ku trajneri i ekipit, Granit Begolli po ndërhyn në pozitat ku ai dëshiron që ekipi të përforcohet.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se klubi nga Prizreni është afër marrëveshjes me Ermal Vitijën dhe Altin Aliun.

Të dy lojtarët u larguan nga klubet e tyre përkatëse në këtë afat kalimtar. Ermal Vitija u largua nga Dukagjini, teksa Altin Aliu nga Malisheva.

Vlen të potencohet se për Altin Aliun kishte shprehur interesim edhe skuadra e Trepçës 89′.

Dyshja e lartëpërmendur pritet të fillojnë stërvitjet me klubin e Lirisë në fillimin e javës së ardhshme.

/GazetaBlic Sport