Analisti politik, Halil Matoshi ka dalë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë, raporton Gazeta Blic.
Ai në emisionin “Politiko” në Kanal 10 ka theksuar se është i gatshëm edhe me pushkë ta mbrojë Kosovën.
”Jam i gatshëm edhe me laps, edhe me pushkë edhe me gjithçka me e mbrojtë Kosovën. Unë nuk jam hajgaregji”, tha ai.
Ndërsa, analisti politik Bekim Kabashi ka theksuar se më mirë do të ishte që të ndodhte shkëmbimi i territoreve me Serbinë, në mënyrë që Kosova të bashkohej me Shqipërinë, qoftë në formë konfederate apo federate.
Ndërsa analisti politik, Arben Ahmeti ka theksuar se shkëmbimi i territoreve është ide serbe, shkruan Gazeta Blic.
Milaim Zeka: Ata që janë tallë me dialogun e Hashim Thaçit, kanë me lypë