Sporti

“Godet” FC Prishtina, transferon fantazistin prizrenas, Fitim Susuri

03/01/2023 09:17
nga:L J

Skuadra e Prishtinës ka arritur të bëjë një transferim pas mbylljes së merkatos.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi nga kryeqytetit ka siguruar shërbimet e fantazistit nga Prizreni, Fitim Susuri.

Susuri në merkaton e dimrit iu bashkuar ekipit, Feronikeli 74′, por ai nuk mundi të regjistrohej nga klubi për arsye të problemeve që po ka klubi nga Drenasi. Ai kishte luajtur në Kupën e Kosovës me këtë skuadër, ku edhe realizoi gol ndaj Trepçës 89′.

Megjithatë,  FC Prishtina ka “përfituar” nga kjo situatë e problemeve tek Feronikeli 74′ dhe ka afruar shërbimet e një futbollisti mjaft cilësor siç është Fitim Susuri.

Në edicionin e kaluar, tek Liria, Susuri ishte një nga futbollistët më në formë në Kosovë, ku kishte shkuar në kuotën e 10 golave dhe 10 asistimeve.

Natyrisht se transferimi i tij tani tek Prishtina, do t’i ndihmojë edhe klubit që të shtojë konkurrencë dhe kualitetin në ekip, teksa kanë mjaft ndeshje deri në fund për t’i arritur objektivat e caktuara për këtë stinor.

/GazetaBlic Sport