Eiza Gonzalez ka marrë kritika pas deklaratës së saj të fundit në lidhje me karrierën. Aktorja meksikane tha se e ka patur të vështirë marrjen e roleve pasi gjithmonë është cilësuar si “shumë e bukur” ose “shumë hot” (e nxehtë).
Në një intervistë për Instyle Eiza e krahasoi veten me aktoren tjetër të njohur Margot Robbie.
“Më kujtohet që më kanë thënë për shumë projekte: “Ajo është shumë e bukur për rolin. Ajo është shumë e nxehtë për rolin. Po Margot Robbie si është? Ajo është gruaja më ‘hot’ dhe më e bukur që kam parë ndonjëherë në jetën time.”
“Unë mendoj se e kanë seksualizuar tepër gruan latine”, tha ajo. “Është kaq zhgënjyese dhe është kaq patetike.”
Megjithatë, fansat nuk mendojnë kështu dhe këmbëngulin se ajo nuk është aq e mirë në punën e saj.