Lajme

‘Godet’ Agim Bahtiri, paralajmëron se kërpudhat do ta zëvendësojnë mishin dhe shpjegon si do ta bënte nxemjen me bërthama të kumbullës

08/25/2022 14:24
nga:G B

I ftuar në “Era Verë” në T7, ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri u rikthye duke komentuar shumëçka.

Jo rrallëherë është bërë pjesë e diskutimeve, krejt kjo pasi deklaratat e tij gjithmonë janë bërë virale.

Dikur ai përmendi edhe hapjen e fabrikës së kërpudhave.

Kështu, gjatë bisedës Bahtiri paralajmëron se kërpudhat do ta zëvendësojnë mishin.

“Kërpudhën na e kemi pasuri…unë kam mendu mi ba 5 fabrika të kërpudhave”, tha Bahtiri.

Pos kësaj, debat të madh dikur ka ngjallur edhe një prej deklaratave të tij për nxemjen me kumbullat.

“Unë kam mendue për të mbrojtur ambientin, sepse ato që janë me dru duhet mu pre male të ndryshme… duke ditur që kena mjatueshëm kumbulla mendojsha që nxemjet me i ba në një mënyrë të tillë”, u shpreh ish-kryetari Bahtiri.

Më shumë nga kjo intervistë e gjeni në linkun më poshtë.