Showtime

Rita Ora ngatërron pjeshkën me mollën, plasin të qeshurat në studio

08/14/2022 15:28
nga:G B

Ndoshta nuk i njeh vërtet? Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka shkaktuar të qeshura në një studio televizive teksa ishte e lidhur drejtpërdrejt nga SHBA.

Sipas Dailymail, këngëtarja 31-vjeçare ishte duke biseduar me prezantuesit Al Odudu dhe Mo Gilligan përmes videos së bashku me producentin muzikor Netsky për të promovuar këngën e tyre të re Barricades, këngëtarja e Poison po diskutonte për ushqimet që i hante gjatë xhirimit të TMS kur u hutua nga përmbajtja e tasit të saj me fruta.

Duke u përpjekur të përmbajë të qeshurën e saj kur Rita ngriti objektin misterioz para kamerës, AJ tha: “Më vjen keq që ta them pr është një pjeshkë, jo një mollë!’

Rita e zënë ngushtë bëri shaka duke thënë: ‘Është ora 3 e mëngjesit djema, më jepni një pushim!’

Gjatë intervistës Ora foli për këngën e re si dhe emisionin ku ka qenë anëtare jurie me këngëtarët e maskuar por ajo që bëri përshtypje është që ajo nuk foli rreth martesës së saj me regjisorin Waititi.