Sporti

Nue Nreca: Kam debutuar shumë mirë në Kroaci, shpresoj që një ditë do të luajë në kombëtaren A të Kosovës

09/04/2021 20:34
nga:Mergim Rreci

Futbollisti kosovar, Nue Nreca ka bërë hapin e madh në karrierën e tij prej futbollisti gjatë kësaj vere.

Nreca ka nënshkruar me klubin e Superligën kroate, Hravtski Drogovoljac për tri vitet e ardhshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Deri më tash ai ka zhvilluar dy ndeshje për skuadrën kroate, por që ka pasur një lëndim të vogël që e ka lënë për disa ditë jashtë fushave të blerta.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Nreca ka treguar për angazhimin e tij në Kroaci si dhe ka zbuluar se kur do të rikthehet në fushë.

“Pas 4 ndeshjeve kisha të drejtë të luaja, atje ku debutova në 11-shen e parë kundër Osijekut, ku ishte një lojë e mirë, pastaj luajta kundër Sibenikut për disa minuta dhe pësova një dëmtim që më la jashtë fushës për 9 ditë. Tani kam filluar stërvitjen, ndihem mirë dhe besoj se do të jem gati për lojën e radhës pasi stafi i fizioterapeutëve është i mrekullueshëm“, tha fillimisht Nue Nreca për ‘GazetaBlic Sport’.

Mbrojtësi cilësor më pas tha se me kënaqësi do ta pranonte ftesën e selektorit Challandes si dhe uroj që Kosova të marrë një rezultat pozitiv.

“Po punoj fuqishëm në këtë drejim. Natyrisht që do të doja me kënaqësinë më të madhe që të luaja në kombëtaren A. Puna ime besoj që një ditë do të sjell rezultatin e duhur në këtë drejitm. Është një ëndërr e cila do të bëhet realitet. I uroj paraqitje sa më të mirë të gjithë futbollistëve të kombëtares në ndeshjen e nesërme ndaj Greqisë. Shpresoj që në këtë takim Kosova të jetë triumfuese“, përfundoi Nreca.

/GazetaBlic Sport/