Sulmuesi i Bayern, Serge Gnabry do të jetë jashtë fushës për “disa javë” për shkak të një dëmtimi të pësuar kundër Preussen Munster.
Ai u largua nga fusha në minutën e 11-të në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Serge do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të jetë larg fushave për disa javë. Është shumë e vështirë për të, por edhe për ne. Ai është një lojtar i rëndësishëm”, tha Thomas Tuchel, cituar nga klubi gjerman.
Këtë sezon, Gnabry ka shënuar një gol në gjashtë ndeshje për Bayernin.
/GazetaBlic Sport


