Lajme

Gllogoc: Të shtëna me armë zjarri ndaj një personi që po punonte në stallën e tij

06/30/2021 09:20
nga:Y I

Një person nga fshati Terstenik i Gllogocit ka raportuar në Polici se derisa ka qenë duke punuar në stallën e tij ka dëgjuar disa të shtëna në drejtim të vendit ku punonte, shkruan Gazeta Blic.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, por nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi që lidhej me rastin dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Rasti vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Tërstenik, Gllogoc 29.06.2021 ─ 01:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar në stallën e tij nga distanca kishte dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit dhe pretendon se disa predha të fishekëve kanë rënë në afërsi të stallës së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, por nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi që lidhej me rastin dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Rasti vazhdon të hetohet.