Sporti

Gliha: Tregimi rreth Qeqa Krelanit është i vërtetë, ajo kishte të drejtë

11/20/2023 18:06
nga:E K

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha ka folur në konferencë për media, para ndeshjes me Bjellorusinë.

Kosova dhe Bjellorusia do të përballen të martën nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gliha deklaroi se nuk ka ironizuar me gazetarin e sportit, Qeqa Krelani pas ndeshjes me Zvicrën.

Trajneri slloven tha se Krelani kishte të drejtë për lojtarin e Llapit, Muhamet Hysenin.

“Fjalët pas ndeshjes me Zvicrën janë fjalë të vërteta. Kolegja juaj (Qeqa Krelani) me propozoi një lojtar (Muhamet Hyseni). Ajo kishte të drejtë. Edhe ju mund të më propozoni dikë prej lojtarëve. Unë do ta përcjell. Nëse keni ndonjë futbollist ma tregoni dhe unë do ta përcjell” – tha Gliha.

Ndeshja ndaj Bjellorusisë, është e fundit për Kosovën në kampanjën kualifikuese për Evropianin 2024.

Kosova nuk ka asnjë gjasë për t’u kualifikuar në Euro 2024.