Sporti

Gliha: Ndeshja me Bjellorusinë do të jetë e vështirë

11/20/2023 18:11
nga:E K

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha ka folur në konferencë për media, para ndeshjes me Bjellorusinë.

Kosova dhe Bjellorusia do të përballen të martën nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gliha tha se ndeshja ndaj Bjellorusisë do të jetë e vështirë për futbollistët e tij.

“Kurrë s’kam thënë që Kosova nuk është kombëtare e fortë. Fokusi im ishte të gjejë zgjidhje për çdo problem që mund të na dal para. Kemi gjetur disa gabime që synojmë t’i përmisojmë ndaj Bjellorusisë. Ndeshja ndaj Bjellorusisë do të jetë e vështirë. Nuk ka kundërshtar të dobët”- tha Gliha në konferencë për media.

Ndeshja ndaj Bjellorusisë, është e fundit për Kosovën në kampanjën kualifikuese për Evropianin 2024.

Kosova nuk ka asnjë gjasë për t’u kualifikuar në Euro 2024.