Lajme

Glauk Konjufca padit për shpifje, Natyra Kuçin, i kërkon 15 mijë euro dëmshpërblim

06/14/2024 19:17
nga:Y I

Gjatë ditës në media u raportuar se Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka paditur për shpifje anëtaren e PSD-së, Natyra Kuçi.

Vetë Kuçi ka folur në lidhje me këtë lajm duke pranuar se ka një padi të tillë nga kryeparlamentari Konjufca i cili ka kërkuar 15.000 euro dëmshpërblim.

Kuçi me ironi shkruan “me siguri po i duhen për me ia dhënë ndonjë „djali të djalit djalit të mixhës“, që i ka mbetur pa u punësu”

“Hajt krisja shahut Glauk, se për shah, shpifje e manipulim, ti je ekspert” përfundon Kuçi në Facebook.

Reagimi i plotë: