Dy trajnerët kosovarë, Ismet Munishi dhe Tahir Batatina duket se kanë darkuar së bashku sonte.
Munishi ka qenë shumë i suksesshëm me skuadrën e Gjilanit, duke e mbyllur edicionin si kampion vjeshtor, shkruan GazetaBlic Sport.
Në anën tjetër, Llapi e mbylli edicionin në vendin e katër me 29 pikë.
E pas darkës së sotme, Munishi ka postuar një foto me Batatinën me mbishkrimin “Cili nga këta dy burra do të shpallet kampion”?.

Kujtojmë që në disa raste të dy trajnerët kanë ditur që edhe të “thumbojnë” njëri-tjetrin.
/GazetaBlic Sport/


