Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar besimtarët e krishterë për Pashkët, duke theksuar se këtë vit Pashkët festohen në të njëjtën datë nga katolikët, ortodoksët dhe protestantët në mbarë botën, duke përfshirë edhe besimtarët shqiptarë, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se Pashkët janë më shumë se një festë, janë një mundësi për reflektim, rilindje dhe shpresë.
Kurti u shpreh se kjo ditë sjell pranë dritën, dashurinë dhe ripërtëritjen, duke apeluar për dashuri të ndërsjellë, mbrojtje të atdheut dhe forcë për të përballuar çdo vështirësi. Ai i uroi një Pashkë të mbarë të gjithë besimtarëve, duke theksuar se lutjet e kësaj dite përhapin mirësi dhe forcë mes nesh.


