Sporti

Kryetari i Kievit dhe ish kampioni i botës, Vitali Klitschko reagon pas sulmit nga Rusia

02/24/2022 09:13
nga:Mergim Rreci

Kryetari i Komunës së Kievit dhe ish kampioni i botës, Vitali Klitschko ka folur pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Ai tha se po luftojnë për vendin e tyre dhe se duhet që menjëherë të fillojnë sanksionet ndaj Rusisë, përcjell GazetaBlic.

“Situata në Kiev është nën kontroll për momentin, por sigurisht që njerëzit janë nervozë. Ne jemi në luftë dhe luftojmë për vendin tonë, por kemi nevojë për mbështetjen e gjithë botës dhe sanksione vërtet të dhimbshme kundër Rusisë menjëherë”, tha ai.