Sporti

Kristjan Asllani në dyshim për ndeshjen ndaj Genoas

08/15/2024 17:31
nga:Mergim Rreci

Prezenca e Kristjan Asllanit për ndeshjen e parë në kampionat kundër Genoas është në dyshim.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim në miqësoren ndaj Chelsea dhe sipas “Sky” do të duhet që të kryejë disa stërvitje i diferencuar sepse nuk është në 100% të formës së tij fizike.

Nuk bëhet fjalë për dëmtim të rëndë, por lodhje muskulore që kërkon kujdes për të mos u shndërruar në tërheqje muskulore.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ka kryer një pjesë të stërvitjes me grupin mesfushori Piotr Zielinski, por me shumë mundësi nuk do ta kapë “trenin” e Genoas.

Ai do të punojë me qetësi për të qenë i gatshëm për duelin kundër Lecces.

Me grupin ka punuar gjithashtu Lautaro Martinez, pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë ndeshje miqësore.

Ai është një element i rëndësishëm për trajnerin Inzagi dhe do të zbresë në fushën e lojës si titullar.

Edhe Taremi për ditën e dytë po punon me pjesën tjetër dhe do të shkojë rregullisht në pankinë për t’u aktivizuar në pjesën e dytë të sfidës të së shtunës.

Për më shumë kohë ka De Vraj, i cili ende nuk është gati.