Lajme

Gjysmëhëna e Kuqe: Ne marrim vetëm 10% të ndihmës së nevojshme në Gaza

12/06/2023 18:53
nga:N K

Nebal Farsakh, zëdhënëse e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës, tha se “të jesh palestinez tani do të thotë që duhet të zgjedhësh midis të keqes dhe më të keqes”.

Për ata në Gaza, ajo përshkroi një luftë të vazhdueshme për sigurinë dhe nevojat themelore, si ushqimi dhe uji, ndërsa vendet për t’u strehuar nga bombardimet e ushtrisë izraelite po pakësohen.

“Dje, mijëra palestinezë në Khan Younis, të cilët janë strehuar në Gjysmëhënën e Kuqe të Palestinës, janë larguar drejt Rafahut, ndërsa në të njëjtën kohë mijëra të tjerë erdhën në vendet e tyre. Nuk ka vend të sigurt”, tha Farsakh.

Ajo shtoi se nëse palestinezët arrijnë të shmangin bombat izraelite, çdo ditë sjell një luftë të vazhdueshme për ushqim.

“Nga ajo që shohim në terren, shumica e palestinezëve po përpiqen të hanë një vakt me gjëra shumë elementare. Është një mrekulli të kesh ushqim për familjen tënde”, deklaroi Farsakh për Al Jazeera