Lajme

Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës thotë se sulmet izraelite vazhdojnë pranë spitalit Al-Quds

10/30/2023 09:14
nga:N K

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës (PRCS) ka postuar një video, ku aty shihen njerëz të mbledhur jashtë spitalit Al Quds në Gaza, teksa në sfond dëgjohen shpërthime të forta.

“Tani, vazhdojnë sulmet ajrore izraelite në zonën Tal Al-Hawa, ku ndodhet Spitali Al-Quds”, tha PRCS.

Zona përreth spitalit u godit të dielën nga sulmet ajrore izraelite, thanë njerëzit në atë zonë, raporton BBC.