Lajme

Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës rifillon shërbimet e urgjencës në Gaza

01/14/2024 22:59
nga:G B

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës ka rifilluar shërbimet e saj të urgjencës në Gaza pas një pauze gati dy mujore, tha organizata.

Duke shkruar në “X”, ajo tha se shërbimet e saj ishin “ndaluar me forcë” për shkak të një “bllokade” izraelite të spitalit Al Quds, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Grupi humanitar tha gjithashtu se ka “forcuar” ndihmën në veri të vendit me ambulanca shtesë pasi qendra e tij në Jabalya u bastis rreth tre javë më parë.