Në këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Ditën e sotme, Suhareka do të ndeshet me Ballkanin, ndërsa Prishtina me Dritën, transmeton GazetaBlic Sport.
Dihet se Drita dhe Prishtina janë kundërshtarë të vjetër, ku pritet betejë e ashpër në fushë, por që jashtëzakonisht interesant pritet të jetë edhe takimi mes dy skuadrave nga Theranda.
Të dy takimet e sotme zhvillohen me fillim nga ora 15:00.
Dy javë më vonë më 17 prill, zhvillohen ndeshjet kthyese, atje ku edhe do të përcaktohen dy skuadrat finaliste.
/GazetaBlic Sport/