Sporti

Gjyshja simpatike i propozon Messit: A martohesh me mua?

06/24/2025 13:38
nga:Lorik J

Lionel Messi është sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo me golat e tij, por me… një propozim martese nga tribunat.

Gjatë barazimit 2-2 midis Inter Miami dhe Palmeiras, një nga momentet më plot ngjyra të mbrëmjes nuk ishte në fushë, por midis tifozëve. Një zonjë e moshuar tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një banderolë ku shkruhej: “Messi, a do të martohesh me mua?”

Fotografia u bë virale në rrjetet sociale. Vetëm brenda pak orësh, postimi mori mijëra komente. Shumica e tyre ishin plot buzëqeshje dhe lëvdata për guximin dhe sensin e humorit të saj.

/GazetaBlic Sport