Sporti

Gjyqtarit i “fiken dritat”, luftëtari i MMA e nokauton atë pas një goditje me thembër

03/12/2022 12:11
nga:Mergim Rreci

Gjyqtari Scott Manhardt është nokautuar keq në sportin e MMA.

“Mbroni veten në çdo kohë”, shkroi Manhardt në Twitter të enjten pasi video e tij duke u goditur në kokë nga një luftëtar filloi të bënte xhiron e internetit, përcjell GazetaBlic Sport.

“PS. U ngrita dhe e përfundova luftën”, shtoi arbitri veteran.

Luftëtari Luis Gonzalez nokautoi aksidentalisht atë, në tentativë për ta goditur kundërshtarin e tij, Lewis Byrne.

Ja pamjet nga ky moment.