Sporti

Gjyqtari shqiptar, Enea Jorgji do ta gjykojë ndeshjen mes Italisë dhe Turqisë

03/28/2022 10:57
nga:L J

Shqiptari Enea Jorgji do të gjykojë ndeshjen miqësore mes Turqisë dhe Italisë.

Turqia dhe Italia do të ballafaqohen nesër nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Asistentë në këtë duel do të jenë poashtu shqiptarët: Juxhin Xhaja dhe Ilir Tartaraj.

Gjyqtari i katërt i ballafaqimit do të jetë Dojando Myftari.

Kombëtarja e Italisë dhe Turqisë nuk janë kualifikuar për Kupën e Botës 2022, pasi u mposhtën nga Maqedonia e Veriut dhe respektivisht Portugalia.

/GazetaBlic Sport