Sporti

Gjyqtari rumun, Istvan Kovacs do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Serbi – Shqipëri

10/09/2025 13:07
nga:Lorik J

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë luhet të shtunën në Leskovac në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës 2026.

UEFA tashmë ka caktuar gjyqtarët për ndeshjen mjaft me rëndësi, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjyqtari Istvan Kovacs do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Serbi – Shqipëri.

Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi janë ndihmës gjyqtarët e tij. Bastian Dankert do jetë në VAR, kurse Pascal Muller do jetë asistent i VAR, teksa refer i katërt, Horatiu Fesnic.

/GazetaBlic Sport/