Sporti

Gjyqtari Mentor Ajeti: Momenti më i mirë i vitit delegimi në finalen Llapi-Drita, momenti më i keq lëndimi në lojë!

01/02/2023 15:45
nga:Lorik J

Mentor Ajeti është gjyqtar mjaf perspektiv në futbollin kosovar.

Ajeti i cili ishte i deleguar në disa ballafaqime në Superligën e Kosovës gjatë vitit 2022 ka veçuar momentet më të mira dhe momentin më të mirë të vitit 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Delegimet në finale dhe derbi për të ishin momentet më të mira të vitit.

“Momente të mira ka pasur shumë, por veçoj atë kur isha gjyqtar i VAR’it në finalen Llapi-Drita dhe gjykimet në derbit Drita-Ballkani, Prishtina-Llapi e Llapi-Drita”, tha Ajeti për ‘GazetaBlic Sport’.

Por ai gjatë vitit kishte edhe momente jo të mira, sikur që ishte ai i lëndimit në ndeshjen Prishtina-Llapi.

“Momenti më i hidhur ishte kur u lëndova në derbin Prishtina-Llapi dhe u zëvendësova. Në atë ndeshje u zëvendësova nga koelgu Erdan Zasella. Unë u lëndova dhe mungova 4 javë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport