Sporti

Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Visar Kastrati delegohet në ndeshjen Zrinjski – Virtus

07/14/2025 14:27
nga:Lorik J

UEFA ka deleguar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor për të ndarë drejtësinë në ndeshjen, Zrijnski – Virtus në kuadër të garës Champions League.

I deleguar nga UEFA është edhe gjyqtari Dardan Çaka në VAR, shkruan FFK, përcjell GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e HRS Zrinjski në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, Kastratin do ta asistojnë Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci.

Gjyqtari i katërt do të jetë Valon Bajgora, derisa AVAR do të jetë Alban Shala.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 15 korrik, me fillim në orën 21:00.

/GazetaBlic Sport