Është mësuar arsyeja pse gjyqtari Alessandro Giallatini shpërtheu në lot pas fitores dramatike 3-2 të Aston Villa ndaj RB Leipzig.
49-vjeçari u pa duke qarë dhe duke ndarë një shkëmbim emocional me trajnerin e Leipzig, Marco Rose, gjatë shtrëngimeve të duarve pas ndeshjes në Gjermani, transmeton GazetaBlic Sport.
Giallatini u përlot në momentin kur fishkëllima e fundit u dëgjua në Red Bull Arena, e cila shënoi ndeshjen e tij të fundit si gjyqtar. 49-vjeçari ka qenë i rregullt në ndeshjet evropiane dhe ndërkombëtare për disa vite.
Në fund të ndeshjes, Giallatini ishte dukshëm i emocionuar, duke derdhur lot teksa lojtarët dhe stafi i të dyja skuadrave shkëmbyen shtrëngime duarsh, në ndeshjen e tij lamtumirëse nga futbolli.

/GazetaBlic Sport/


