Sporti

Gjyqtari italian, Daniele Orsato do ta gjykojë ndeshjen Chelsea – Real Madrid

04/16/2023 16:10
nga:L J

Dy gjigantët evropianë kanë mësuar tashmë se kush do të udhëheqë ndeshjen.

Bëhet fjalë për arbitrin italian, Daniele Orsato.

Orsato do të gjykojë ndeshjen ndërmjet Chelsea dhe Real Madrid, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet në ‘Stamford Bridge’ (të martën, ora 21:00).

Arbitri italian do të drejtojë një ndeshje ku do të përfshihen madrilenët për të tetën herë në këtë kompeticion.

Kujtojmë që ndeshja e parë ndërmjet tyre u mbyll 2:0 në favor të kampionit në fuqi, Realit