Sporti

Gjyqtari i pasionuar pas Haaland, i kërkoi autograf pas ndeshjes së mbrëmshme

04/07/2021 09:21
nga:Mergim Rreci

Manchester City triumfoi ndaj Dortmundit (2:1) me mjaft vështirësi.

De Bruyne dhe Phil Foden kanë shënuar për Manchester City, ndërsa Marco Reus shënoi golin e nderit për Dortmundin, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes ndodhi një gjë shumë interesante.

Gjyqtari anësor ndoqi Haaland në tunel pas ndeshjes së mbrëmshme për të kërkuar autografin e tij.

Natyrisht, Haaland nuk hezitoi aspak dhe ia dha autografin atij.

/GazetaBlic/