Gjyqtari i Premierligës, Mike Dean, pritet të pensionohet në fund të sezonit pas 22 sezonesh në top ligën angleze, siç raporton mediumi anglez, The Telegraph.
53-vjeçari – i cili u emërua si gjyqtar i Grupit Select në vitin 2000 – ka drejtuar disa ndeshje të profilit të lartë gjatë karrierës së tij, duke përfshirë FA Community Shield dhe finalet e FA Cup dhe Football League Cup.
Dean ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kohës së tij si arbitër. Në vitin 2015, tifozët e Arsenalit nisën një peticion për ta penguar atë të gjykonte ekipin e tyre pas një ndeshjeje në Premier League kundër Chelseat në 2015 – ku mblodhën gati 100 mijë nënshkrime në një javë.
Gjatë karrierës së tij, ai ka dhënë mbi 100 kartonë të kuq dhe është gjyqtari i parë që e bën këtë në historinë e Premier League.
/GazetaBlic Sport


