Sporti

Gjyqtari i mirënjohur, Clement Turpin do ta drejtojë ndeshjen Slloveni – Kosovë

11/13/2025 12:49
nga:Mergim Rreci

Gjyqtari Clement Turpin do të jetë kryesori i sfidës Slloveni – Kosovë.

Ndihmës të Turpinit, të cilët do t’i asistojnë janë Nicolas Danos e Benjamin Pages, ndërsa Stephanie Frappart do të jetë gjyqtare e katërt.

Në dhomën e VAR-it, Jerome Brisard do të jetë kryesori, kurse do të asistohet nga Jeremie Pignard, i cili do të jetë në AVAR.

/GazetaBlic Sport/