Sporti

Gjyqtari i meçit Krasniqi – Mohammedi, Ajet Rrecaj: Boksi ka rregulla, ja pse e diskualifikova boksierin algjerian

08/07/2023 15:18
nga:Lorik J

Gjyqtari kosovar me përvojë mbi 20 vjeçare në sportin e boksit, Ajet Rrecaj i cili ishte kryesor në ballafaqimin Haxhi Krasniqi – Nadjib Mohammedi ka folur për vendimet që mori të shtunën në mbrëmje.

Robin Haxhi Kraniqi fitoi meçin ndaj Mohammedit në ‘Fadil Vokrri’ të shtunën në mbrëmje, pasi Ajet Rrecaj si gjyqtar e diskualifikoi algjerianin pas tri vërejtjeve publike që ia dha.

Ky vendim i tij u përfol shumë, megjithatë Rrecaj ekskluzivisht ka folur për ‘GazetaBlic’ dhe ka dhënë detaje se si erdhi deri tek vendimi i tij.

“Unë jam i obliguar t’ia tërheq vërejtjen që të mos godasë jashtë rregullave, unë ia tërheqa vërejtjen tri herë boksierit algjerian, ai nuk u përmirësu, rregullat janë rregulla, nuk ka rëndësi a je algjerian, a je kampion, apo çka je”, tha fillimisht Rrecaj.

“Nuk lejoj unë të godasë jashtë rregullave, ai le të thotë çkado. Edhe në futboll ka rregulla, niher ta jep kartonin e verdhë – pastaj ta jep të dytin dhe të largon, a është ashtu?”, vazhdoi Rrecaj.

Më poshtë mund ta dëgjoni pjesën e parë të intervistës së tij të plotë, ku flet në detaje: