Sporti

Gjyqtari Fabio Maresca do të denohet pas gabimeve në derbin Roma-Milan

11/01/2021 19:00
nga:Lorik J

Kreu i shoqatës italiane të arbitrave (AIA), Gianluca Rocchi, nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e mbrëmshme nga Fabio Maresca në ballafaqimin Roma-Milan.

Rocchi thuhet se ishte shumë kritik ndaj qëndrimit konfuz të Maresca-s, keqmenaxhimit të kartonit dhe rrethanave që çuan në penalltinë e dhënë ndaj Milanit për të vulosur rezultatin 0-2, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Sky Sport, gabimet e Maresca do t’i kushtojnë atij së paku një ndeshje pezullim.

Kështu, Maresca nuk do të arrijë të arbitrojë asnjë nga ndeshjet e javës së ardhshme.

/GazetaBlic Sport