Lajme

Gjyqtari Agim Kuçi konfirmon se hajnat ia kanë thyer shtëpinë një natë më parë

12/22/2023 17:41
nga:Sh R

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Agim Kuçi ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se në shtëpinë e tij ka ndodhur vjedhje gjatë natës. Ai ka deklaruar se vjedhja ka ndodhur gjatë kohës sa në shtëpi nuk ishte askush.

“Po, po mbrëmë ka ndodh, në detale nuk….Policia i ka të gjitha detajet, s’ka qenë kërkush në shtëpi, dhe më ka njoftu Policia që u thy”, tha gjykatësi Kuçi.

Për më shumë detaje, Kuçi tha t’i drejtohemi Policisë, mirëpo nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me këtë vjedhje.