Sporti

Gjyqtarët nga Franca do ta drejtojnë ndeshjen mes Çekisë dhe Shqipërisë

10/08/2024 17:41
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon të premten ndeshjen e radhës në Nation League.

Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjyqtar kryesor në këtë takim do të jetë Benoit Bastien nga Franca, me ndihmësit e tij Hicham Zakrani dhe Aurelien Berthomieu.

Thomas Lenord do të jetë gjyqtar i katërt.