Shtëpia më e madhe e futbollit, e ka deleguar gjyqtarin nga Kosova, Visar Kastratin, si gjyqtar kryeso për ndeshjen Molde – Mlada Boleslav, në kuadër të fazës së grupeve të Conference League.
Në krahët e Kastratit, si gjyqtarë anësorë do të jenë edhe Fatmir Sekiraqa si asistent i parë dhe Arbonr Bullatovci si asistent i dytë.
Kurse, gjyqtar i katërt do të jetë Lirim Jashari, e në VAR do të jetë gjyqtari Dardan Çaka.
Ndeshja mes Moldes dhe Mlada Boleslavit do të zhvillohet të enjten, më 19 dhjetor duke filluar nga ora 19:00.