Sporti

Gjyqtarët grekë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Ballkani-Astana

10/26/2023 17:19
nga:Mergim Rreci

Ballkani do të zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës.

Kampionët në fuqi të Kosovës do të presin Astanan në “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje i takon xhiros së tretë në Grupin C. Ballkani është i dyti në këtë grup me tri pikë, kurse Astana e fundit dhe pa pikë.

Referi kryesor do të jetë Vassilis Fotias, me asistentët e tij Andreas Meintanas dhe Konstantinos Psárris. Ndërkaq gjyqtar i katërt i ndeshjes do të jetë, Ioannis Papadopoulos.

E në dhomën e VAR-it do të jenë: Stefanos Koymparakis dhe Evangelos Manouchos.

/GazetaBlic Sport/