Gjyqtaret femra të përzgjedhura për Kupën e Botës do të jenë gjithashtu në gjendje të gjykojnë ndeshje ku përfshihen vendet arabe.
Këtë e theksoi presidenti i komisionit të arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, në një konferencë për shtyp në Doha, duke nënvizuar se nuk do të ketë kufizime.
“Që nga dita që kemi shpallur listën e ekipit të arbitrave kam thënë gjithmonë se kjo është diçka e re dhe se tërheq vëmendje dhe interes. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Por për ne ata janë gjyqtarë. Unë insistoj, ato janë këtu si pjesë e FIFA-s dhe të gatshëm për të arbitruar të gjitha llojet e ndeshjeve. Gjithmonë, natyrisht, bazuar në performancën dhe përvojën. Vendimi do të bazohet në këtë.”-tha ai.