Kupa e Botës 2022

Gjyqtaret femra do të referojnë në ndeshjet e kombëtareve arabe

11/19/2022 11:17
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Komisionit të Gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina, ka folur para fillimit të Kupës së Botës.

Ai tha dje se gjyqtaret e përzgjedhura për Kupën e Botës në Katar – francezja Stephanie Frappart, Salima Mukansanga nga Ruanda dhe japonezja Yamashita Yoshimi – do të jenë në gjendje të gjykojnë ndeshjet ku luajnë kombëtaret arabe, përcjell GazetaBlic Sport.

“Që nga dita kur publikuam listën e gjyqtarëve, kam thënë se ajo që është e re gjithmonë tërheq vëmendjen dhe interesin. Unë insistoj, të gjithë gjyqtarët janë këtu si pjesë e FIFA-s dhe të gatshëm për të arbitruar të gjitha llojet e ndeshjeve. Gjithmonë, sigurisht, bazuar në performancë dhe përvojë. Gjyqtaret femra do të referojnë në ndeshjet e kombëtareve arabe”, deklaroi Collina.