Skuadra e Dritës nesër ballafaqohet me Differdange 03, ekipin kampion nga Luksemburgu.
Drita FC dhe Differdange 03 do të luajnë nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjyqtarë nga Turqia do të referojnë ndeshjen e nesërme të kampionit tonë.
Më poshtë keni delegimin e gjyqtarëve nga UEFA për këtë sfidë:
Gjyqtarë kryesor: Zorbay Küçük
Asistentët: Deniz Caner Özaral dhe Furkan Ürün
VAR: Onur Özütoprak
A-VAR: Erkan Engin
Gjyqtar i katërt: Cihan Aydın
Gjyqtari kryesor, Zorbay Kucuk ka referuar 33 ndeshje në sezonin 2024/25, njëzet prej tyre në Superligën e Turqisë.
/GazetaBlic Sport


