Një nga gjyqtarët më të mirë kosovarë është Gramos Shala.
Shala ishte i deleguar në shumë ndeshje në vitin 2022, por si çdo gjyqtar tjetër edhe ai ka veçuar disa nga ndeshjet më interesante që ka gjykuar, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas tij emocionet më të mëdha ishin delegimi nga UEFA në Vaduz dhe në ndeshjen Armeni – Kosovë.
“Për vitin 2022 do të veçoj këto raste: Pjesëmarrja në arenën ndërkombëtare në Vaduz si dhe në ndeshjen Kosova – Armenia. Ne Superligë veçoj ritmin e ndeshjen Llapi- Drita 4:1, pasi gjithë golat u shënuan në pjesën e parë”, tha fillimisht Gramos Shala për ‘GazetaBlic Sport’.
Ai poashtu veçoi edhe disa ballafaqime nga Superliga e Kosovës, Liga e Parë dhe Liga e Dytë.
“Derbin e ligës së parë një ndeshje për vendin e parë në grupin B, Ulpiana-Fushë Kosova veçoj lojen e luftuar dhe disiplinën e të dy ekipeve, rezultati ishte 0:1 . Si dhe një derbi për vendin e parë në Ligën e Dytë në mes të KEK’ut dhe Dinamo, ku tre gola janë shënuar brenda 4 minutave – ku gëzimi e hidhërimi i ekipeve gjatë kësaj kohe nga minuta 80, 81′ dhe 83. Goli i minutës 81′ ka qenë një goditje, super gol nga 30 metra. Dy ekipet meritojnë respekt edhe pse garojnë në Ligën e Dytë të Kosovës. Ju uroj suksese gjithë shqiptarëve kudo që janë edhe në vitin 2023”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport