Lajme

Gjykimi në Hagë, Koci: Të gjithë kanë me u liru, nuk janë vërtetuar pretendimet e prokurorisë

02/13/2026 19:08
nga:Sh R

Avokati Arianit Koci, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të lirohen pasi nuk janë vërtetuar pretendimet e Prokurorisë.

Në DPT te Fidani në Klan Kosova, duke folur për kërkesën e Prokurorisë Speciale në Hagë për t’i dënuar katërshen me nga 45 vjet burgim,

“Kjo është kërkesë e Prokurorisë, nuk është vendim i Gjykatës. Nga ajo që kam parë deri më sot, këta të gjithë do të lirohen. Pra, nuk janë vërtetu pretendimet e Prokurorisë. Kjo është një pjesë. E tërë kjo strukturë e Dhomave të Specializuara ka shpenzuar mbi 1 miliard euro”, u shpreh ndër të tjera avokati.

Tutje, Koci u shpreh se ka indikacione se në propozimin e Prokurorisë kanë ndikuar strukturat ruse, por edhe ato serbe.

“Nuk kam prova konkrete, por kam indikacione të qarta se ka ndikuar edhe struktura ruse, kanë ndikuar serbët në prova. Nuk po paragjykoj se ata mund të ndikojnë edhe në vendim të gjykatës, se tash e kemi vendimin përpara, por prokuroria e ka krijuar një bindje, një narracion, dhe po vazhdon me të njëjtin. Fakti se ka kërkuar nga 45 vjet prokuroria, ajo për mua nuk do të thotë asgjë. Është një pretendim i prokurorisë, por gjykata në fund e jep vendimin. E se cili do të jetë ai, ju thash në fillim, pra nuk është vërtetuar”, deklaroi avokati Arianit Koci.