Lajme

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Ahmeti: Përgjegjësinë komanduese e kanë hetuar UNMIK-u, Haga, EULEX- kanë dështuar – Në të gjitha rastet krerët e UÇK janë shpallur të pafajshëm

05/10/2022 11:02
nga:Genita C

Analisti politik, Arben Ahmeti ka komentuar aktakuzat shtesë ndaj krerëve të UÇK-së që po qëndrojnë në Hagë, raporton GazetaBlic.

Ahmeti thotë se pavarësisht se në Kodin Penal të ish-Jugosllavisë nuk ekziston vepra “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, Dhoma e Veçantë e Prokurorisë e ka këtë vepër bazë.

Ahmeti thotë se në të gjitha rastet udhëheqësit janë shpallur të pafajshëm, edhe kur janë gjykuar e hetuar nga UNMIK-u, Tribunali i Hages, EULEX.

POSTIMI I PLOTË:

Ne Kodin Penal te ish Jugosllavise nuk ekziston vepra: Nderrmarje e Perbashket Kriminale.
Paravesisht kesaj Dhoma e Vecante e Prokurorise e e ka kete veper baze per akuzen mbi ish lideret e UCK-se.
Nuk marr vesh shume nga drejtesia por e di qe nuk mund te akuzohesh me nje kod me te rende, nese ne kohen kur eshte bere vepra ka kod me te lehte.
Duke e kuptuar vone kete, duket se prokuroret i jane kthyer pergjegjesise komanduese te ketyre burrave.
Pergjegjesine komanduese te UCK-se e kane hetuar e gjykuar: UNMIK-u, Tribunali i Hages, EULEX.
Te gjitha kane deshtuar. Ne te gjitha rastet udheheqesit jane shpallur te pafajshem.

Ish presidenti Thaçi deklarohet i pafajshëm sërish në Hagë