Gjykatësi Christoph Barthe ka nisur marrjen në pyetje dhe fillimisht i është drejtuar mbrojtjes së Thaçit.
Ai i është drejtuar avokatit Lluka Mishetiq:
Në dosjen tuaj përfundimtare thoni që individët janë paraburgosur për shkak se janë perceptuar, nga ana legjitime, si luftëtarë dhe jo si kundërshtarë, dhe në vijim të obligimit për këtë për të fituar kontrollin në tërë Kosovën. Çfarë statusi kanë pasur këta individë sipas së drejtës ndërkombëtare në momentin e arrestimit të tyre?
Avokati Mishetiq:
“Nuk jam në gjendje që t’ju përgjigjem të gjitha incidenteve që keni ju ndërmend në pyetjen tuaj, por do të përgjigjem rast pas rasti. Shembull, tetë ushtarë të armatës jugosllave përbëjnë rastin më të qartë të personave të armatosur aktivë me uniformë, të cilët u arrestuan. Kaq mund të them për këtë incident, pra ata ishin luftëtarë. Sa i përket të drejtës humanitare ndërkombëtare, konfliktit të armatosur jondërkombëtarisht, kjo është çështje që e kemi ngritur në fazën paragjyqësore. Prokuroria ka rënë dakord që UÇK ka pasur të drejtë për të parandaluar me kusht që të mos kishte abuzim apo forma tjera të paligjshme. Kjo është arsye e qartë për të paraburgosurit, luftëtarët e palës tjetër”.
Më tej, Mishetiq ka thënë sa i përket të drejtës ndërkombëtare, “ekzistonte dyshim i bazuar që ata kishin marrë pjesë në veprime luftarake, ishin luftëtarë”.
“Nëse nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe ata janë arrestuar, ka pasur ndonjë gabim e kështu me radhë, kjo nuk do të thotë se është bërë fjalë për shënjestrim të kundërshtarëve”.


