Lajme

Gjykatësi anglez liron shqiptarin që u kap në ‘shtëpinë e barit’, kjo është arsyeja

05/01/2022 07:30
nga:G B

Gjykata angleze ka liruar nga burgu shqiptarin që u kap në ‘shtëpinë e barit’.Ai ishte detyruar nga trafikantët të ruante shtëpinë ndryshe rrezikonte jetën e familjarëve.

Një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Pjerin Prenga, është lënë i lirë pasi gjykata zbuloi faktet se u kishte para borxh trafikantëve që e kishin ndihmuar të shkonte në Angli dhe se ata i bënin presion duke i kërcënuar familjen në Shqipëri.

Prenga tha në Gjykatë se e dinte se ajo që po bënte ishte e gabuar, por nuk kishte zgjidhje tjetër. Sipas mediave angleze, i riu shqiptar nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm.

Policia angleze e kishte arrestuar 31-vjeçarin shqiptar pasi ai u kap duke u kujdesur për bimët e kanabisit në një shtëpi e cila ishte përshtatur për kultivimin e tij. Gjatë kontrollit policia gjeti atje një total prej 427 bimësh kanabis në faza të ndryshme të rritjes dhe që arrinin një vlerë 119 000- 358 000 £.

Gjithashtu iu gjet një pasaportë me emrin e tij, një laptop si dhe një celular në të cilin kishte dhe një foto të tijën me bimët e kanabisit. Ndaj Prengës është vendosur se duhet të kryejë edhe 250 orë punë pa pagesë.