Lajme

Gjykata urdhëroi Kurtin të paraqitet në Prokurori, vjen reagimi nga Kryeministria

02/28/2025 18:59
nga:Gazeta Blic

Pasi Gjykata urdhëroi Kurtin që të paraqitet në Prokurori si dëshmitar, ka ardhur reagimi nga kabineti i Kryeministrit, raporton Gazeta Blic.

Përparim Kryeziu ka reaguar përmes një statusi në Facebook.

Reagimi i plotë:

Sqarim për publikun

Sot gjatë ditës Zyra e Kryeministrit i është drejtuar Gjykatës Themelore pikërisht si përgjigje ndaj Njoftimit të saj të datës 21 shkurt 2025. Për këtë ne ende po presim përgjigje nga Gjykata.

Pra, raportimet e orës të fundit se Gjykata Themelore urdhëron kryeministrin Kurti të paraqitet si dëshmitar, nuk janë përgjigje ndaj letrës sonë që e kemi publikar sot, por bazohen në Njoftimin e Gjykatës së datës 21 shkurt të cilit Zyra e Kryeministrit i është përgjigjur sot, 28 shkurt (https://www.facebook.com/share/p/12CmrUia8hg/?mibextid=wwXIfr).

Me ose pa qëllim, deklarata që Gjykata Themelore u ka dhënë medieve sot po përdoret për keqinformim duke krijuar opinionin e gabuar se përkundër përgjigjes së Zyrës së Kryeministrit Gjykata ka urdhëruar Kryeministrin Kurti që të paraqitet në prokurori.