Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje mbi seancën e shqyrtimit fillestar ndaj Xhelal Sveçlës dhe 12 të dyshuarve tjerë.
Sipas kësaj gjykate, seanca ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së shtatë të pandehurve.
Më tutje, Gjykata themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ndaj Sveçlës nuk ka pasur urdhëresë për sjellje me detyrim dhe se i njëjti ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt.
“I pandehuri XH.S nuk ka pasur urdhëresë për sjellje me detyrim, i njëjti ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt dhe gjithashtu nuk është lëshuar asnjë urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj tij për seancën e radhës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal sot ka qenë e caktuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj XH.S
dhe 12 të pandehurve të tjerë, për veprën penale nga neni 412.
Seanca e shqyrtimit fillestar nuk është mbajtur në mungesë të shtatë të pandehurve, prej tyre dy të pandehur kanë qenë të ftuar në mënyrë të rregullt, për dy të pandehur nuk ka
pasur dëshmi se janë ftuar në mënyrë të rregullt, ndërsa për tre të pandehur ka pasur urdhëresë për sjellje me detyrim nga stacionet policore , mirëpo që nuk janë realizuar dhe
Gjykata është informuar nga Policia e Kosovës, se të njëjtit nuk janë gjendur në vendbanimet e tyre, andaj në mungesë të pandehurve seanca është shtyrë në afat të
pacaktuar.
I pandehuri XH.S nuk ka pasur urdhëresë për sjellje me detyrim, i njëjti ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt dhe gjithashtu nuk është lëshuar asnjë urdhëresë për sjellje me
detyrim ndaj tij për seancën e radhës.


