Lajme

Gjykata Speciale prolongon procesin gjyqësor të të akuzuarve në Hagë

07/05/2022 22:25
nga:G B

Shoqëria civile po vlerëson se Gjykata Speciale po bënë një punë të ngadaltë lidhur me gjykimin e të akuzuarve që ndodhen në Hagë. Gjithashtu vlerësohet si padrejtësi mbajtja në paraburgim për kohë të gjatë të të pandehurve përderisa ende nuk ka filluar gjykimi i tyre.

Punë të ngadalshme e procese gjyqësore të prolonguara duket se ka zhvilluar Gjykata Speciale prej kur ka nisur proceset gjyqësore ndaj të akuzuarve që po mbahen në Hagë.

E tash këto procese mund të ngadalësohen edhe më shumë kur përpara janë pushimet verore.P

Megjithkëtë, këto pushime sipas zëdhënëses së gjykatës Angela Griep, nuk do të pengojnë proceset gjyqësore.

“Periudha verore e pushimeve gjyqësore do të jetë nga 25 korriku deri më 12 gusht 2022 dhe nëse nuk urdhërohet ndryshe nga paneli, afatet gjyqësore vazhdojnë të ecin. Gjykata mbetet funksionale gjatë periudhës së pushimit gjyqësor dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e Gjykatës”, ka thënë Griep.

Por, ndonëse thuhet se pushimet nuk do ti vonojnë proceset gjyqësore, një rast i tillë tashmë vecse është vonuar të nis gjykimi.

Bëhet fjalë për rastin ku të akuzuar janë ish krerët e UCK-së, Hashim Thac, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Sleimi.

Për këtë rast, as vet Gjykata Speciale nuk e di se kur do të të filloj të gjykohet.

“Për gjykimin kundër z. Thaçi dhe të akuzuarve, ende nuk ka një datë konkrete të fillimit. Rasti aktualisht është në fazën paraprake. Gjatë kësaj faze, gjyqtari i procedurës paraprake mban seancat, sipas nevojës, për përgatitjen e procedurës dhe vendos për sfidat fillestare të ngritura nga i akuzuari . Prokurori i Specializuar duhet të ndajë me Mbrojtjen provat që mbështesin aktakuzën dhe deklaratat e të gjithë dëshmitarëve që Prokurori i Specializuar synon të thërrasë në gjyq, si dhe dokumentet dhe provat që ai synon të paraqesë në gjyq. Gjithashtu, Mbrojtja duhet të ndajë me Prokurorin e Specializuar listën e dëshmitarëve dhe çdo provë tjetër që ata synojnë të përdorin”, ka shtuar Griep.

Por, gjithë këtë situatë si shumë problematike po e shohin në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Gëzim Shala nga ky institut thotë se në këtë rrjedhë proceset gjyqësore mund të zgjasin deri në një dekadë.

“Ky prolongim është jashtzakonisht problematik, dhe kjo nuk ndërlidhet vetëm me aspektin e pushimeve vjetore mirpo me punën e përgjithshme të Gjykatë Speciale deri tash. Po flasim për një gjykatë që paraprkisht ka pasur materiale nga hetime të tjera paraprake, që janë bërë edhe para se me u themelu Gjykata Speciale, teksa kanë kaluar 5 vite dhe ende nuk e kemi asnjë aktgjykim së paku në shkallë të parë”, ka thënë Shala.

E që të pandehurit nuk është e domosdoshmte të mbahen gjatë gjithë kohës së gjykimit në paraburgim e thotë edhe Amer Alija nga Fondi për Të drejtën Humanitare.

“Ekzistojnë edher masa tjera, për sigurimet e të pandehurve në shqyrtimet kryesore, egziston edhe arresti shtëpiak që mund të zbatohen dhe nuk është e domosdoshme që gjithmonë të zbatohet masa e paraburgimit, kur kemi të bëjmë me gjykimin e personave për krime të luftës “, ka thënë Alija.

Deri më tani në Gjykatë Speciale ka përfunduar vetëm një rast në shkallë të parë. Bëhet fjalë për aktgjykimin ku fajtor janë gjetur Hysni Gucat dhe Nasim Haradinaj, e të cilët janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim. Por,  ata nuk kanë qenë të akuzuar për krime lufte por për pengim të drejtësisë.