Dhomat e Specializuara mund ta lirojnë përkohësisht Kadri Veselin për të ardhur në Kosovë me rastin e vdekjes së nënës së tij, raporton Gazeta Blic.
Gazeta Blic ka pyetur Gjykatën Speciale nëse Kadri Veseli ka bërë kërkesë për ardhje në Kosovë për t`i kryer ceremonitë mortore për nënën e tij.
Përgjigja e plotë e Gjyktës Speciale:
Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave në paraburgim që të bëjnë kërkesa tek paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendos për kërkesa të tilla.